Pandemia që preku pothuajse gjithë botën dhe që ende shënon shifra alarmante, ka ndikuar sidomos në turizëm, po kështu është edhe rasti i Shqipërisë. Turizmi në Shqipëri, sipas statistikave ka pësuar rënie. Në një intervistë në ?? Rreze Dielli??, gazetarja e turizmit Flora Xhamani Baba, tregoi se si mund të pushojmë në Shqipëri me pak para, duke çmitizuar të gjitha teoritë se të pushosh në Shqipëri sidomos këtë verë është mjaft shtrenjtë.
??Ndërsa po deshët pushime familjare të plotësuara me të gjitha ka nga 12 mijë lekë të vjetra personinë Orikum. Orikumi konsiderohet një zonë tradicionalisht për pushime familjare, ne mund të gjejmë hotele ose që janë 25 euro dhoma familjare ku ti mund të akmondoheh me fëmijë të vegjël ose është 12 euro personi, që nëse e zgjedh pa mëngjes është 12 euro personi, nëse e zgjedh me mëngjes variojnë nga 15-18 euro personi, dhe kur themi me mëngjes, janë mëngjese të bollshme, janë hotele që ju mundësojnë gatimin, që do të thotë se ti mund të shkosh gjtihë ditën në plazh dhe I thua që do në formën e gatimeve të shtëpisë, pa qenë nevoja të shpenzosh shumë. ??
Sipas saj, ??Në Shqipëri ka shumë opsione të lira për të bërë pushime, por shqiptarët shkojnë gjithmonë tek opsioni final dhe pastaj ankohemi që janë cmimet e shtrenjta pa I kaluar këto shkallët e tjera të kostove??. Ndërsa thotë se këtë vit, çmimet janë më të lira se kurrë edhe në ato që mbahen si vende trend, duke marrë edhe shembuj konkret si Sarandën, ku në hotelet trend nëse çmimet vjet shkoninn në 200 euro nata, këtë vit çmimet janë përgjysmuar për të tërhequr sa më shumë turistë.