Koronavirusi vijon të rrisë numrin e viktimave dhe atyre që luftojnë me jetën në dy spitalet Covid në kryeqytet. 4 pacientë e kanë humbur betejën me virusin në 24 orët e fundit, ndërsa 20 të tjerë janë në terapi intensive.
?Nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 qytetarë: Një 67-vjeçare nga Tirana dhe një 82-vjeçar nga Vlora, në Spitalin Infektiv dhe në spitalin ?Shefqet Ndroqi? një 75-vjeçare nga Malësia e Madhe dhe një 80-vjeçar nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese. Aktualisht në dy spitalet Covid, në Spitalin Infektiv dhe spitalin ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 125 pacientë, 20 në terapi intensive dhe 4 pacientë janë të intubuar?.
Edhe numri i rasteve të reja ka ardhur në rritje, duke shënuar një tjetër rekord që prej zbulimit të rastit të parë në 8 Mars.
?Janë konfirmuar 119 raste pozitive. 69 raste në Tiranë, 8 në Kavajë, nga 7 raste në Krujë, Tepelenë, 5 në Lezhë, 4 në Durrës, nga 3 raste në Elbasan, Pogradec, nga 2 raste në Shkodër, Fier, Korçë, Has, Lushnje, dhe nga 1 rast në Mallakastër, Kamëz, Malësi e Madhe?.
Që prej fillimit të epidemisë, në vend janë infektuar 4290 persona, prej të cilëve 1776 janë ende të infektuar me Covid. Për të shmangur përhapjen e virusit, epidemiologët kërkojnë të shmangen grumbullimet dhe të përdoret maska në mjedise të mbyllura.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/