Tingujt e muzikës projektonin ëndrrat e tij, që në fëmijërinë e hershme. Frymëzimin dhe motivimin, si violonçelist i ardhshëm, djaloshi vlonjat, Vlorent Xhafaj, i gjente tek të afërmit, që në takimet me qytetërime të zhvilluara, ishin ?dashuruar? me muzikën klasike. Nëpër sirtarët e shtëpisë së tij CD-të e klasikëve do t?i dëgjonte tërë hov, ndonëse në Shqipëri instrumentistët njihesh pak. Tradita ishte e vakët me krijimin e vonë të shkollës së parë të arteve, Liceut Artistik në 1946-n, megjithatë pasioni dhe talenti, premtonin kapërcime të mëdha. Ndonëse e nisi rrugëtimin, kur ishte vetëm 6 vjeç, talenti e të dhënat fizike bënë, që pesha e instrumentit katërshekullor, të humbiste në muzikën që nisi të luante?