Lajme Arkiva 2000
Pjesëtarët e ushtrisë jugosllave kanë qëlluar me armë zjarri mbi disa banorë në qytetin e Tropojës duke rikthyer tensionin në kufirin mes Shqipërisë dhe Detin e Zi. Ngjarja ka ndodhur në vendin që njihet si Piramida e 23/3 e kufirit mes dy shteteve. 3 banorët e kësaj zone kanë qenë brenda tokës shqiptare kur janë qëlluar me breshëri armësh automatike. Ndërsa ushtarët e ushtrisë jugosllave ndodheshin në një distancë prej 500 metrash në thellësi të tokës së tyre.
Ndoshta nuk ka qenë ky shkaku që banorët e Tropojës kanë shpëtuar për mrekulli. Pas të shtënave menjëherë në vendngjarje ka shkuar patrulla e shërbimit të forcave shqiptare të rojave të kufirit. Pas kësaj forcat ushtarake jugosllave kanë ndaluar zjarrin më drejtim të tokës shqiptare që janë në thellësi të territorit malazez.
Dy javë më parë një incident i ngjashëm në liqenin e Shkodrës mes ushtrisë jugosllave besnike të Millosheviç dhe policisë malazeze, besnike të Xhukanoviç, i parapriu mbylljes së përkohshme së kalimit kufitar të Hanit të Hotit për shqiptarët që hynin në Mal të Zi. Në vendngjarje në fshatin Qerren kanë shkuar dhe agjentët e policisë së Komisariatit të Tropojës që po hetojnë rreth shkaqeve të këtij incidenti./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/