Emiljano Ramazani u ekzekutua me 6 plumba pistolete, ku njëra prej gëzhojave ndodhet vetëm 2 metër larg vendit të vrasjes.
39-vjeçari po kthehej nga palestra, sapo kishte blerë disa ushqime dhe fruta për në banesë, dhe në fytyrë mbante maskë.
Në kamerat e sigurisë dallohet një person që afrohet dhe e qëllon disa herë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Babai i 4 vajzave lëvizte me një makinë Ford Focus dhe duket se nuk i ruhej ndonjë atentati. Burime të televizionit Klan nga grupi hetimor thanë se vrasja mund të ketë lidhje me një grup kriminal në aksin Elbasan-Peqin.
Bëhet fjalë për një konflikt të nisur 3 vite më parë jashtë Shqipërisë për lëndë narkotike, ku Emiljano Ramazani nuk ka qenë i përfshirë, por shoqërohej me personat që kishin lidhje në atë grabitje. 39-vjeçari i njohur edhe si Rrahman Zeqa ishte arrestuar 3 herë më parë për shitje të kokainës.
20 personat e shoqëruar nuk kanë dhënë asnjë informacion për policinë. Të vetmet prova të vlefshme që ka grupi hetimor janë gëzhojat që u gjetën pranë rrethrrotullimit të luleve në Elbasan dhe makina e djegur e autorëve brenda së cilës ishte edhe arma e krimit.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/