Shumica e te shtruarve ne spital ne gjendje te rende | Lajme - News

RTV KLAN 2020-08-02

Views 12

Shumica e të shtruarve në spitalin infektiv në QSUT janë në gendje të rëndë. Mjekja Migena Qato thotë se të prekurit me covid paraqiten më shenja klinike të rënda.

?Gjendja në të cilen paraqiten pacientët është vërtet e rëndë. Pjesa më e madhe e pacientëve janë paraqitur në kushtet e insuficencës respiratore. Pra vështirësisë së theksuar në frymëmarrje, temperaturë, dhimbjes së muskulaturës, dhimbjes artikulare, dhimbje koke dhe pastaj ankesa që tashmë ne i konsiderojmë më të lehta, siç është anoreksia dhe dobësia e theksuar trupore?.

Mosha mesatare në pavijon dhe terapi intensive në gjendje të rëndë janë mbi 45 vjeç.

?Edhe moshat e reja nuk po ngelen pas, sa i përket gravitetit të paraqitjes klinike të tyre dhe njëkohësisht dhe gravitetit të dhënave imazherike. Mosha mesatare e pacientëve që ndodhen në terapi intensive është mbi 55 vjeç. Ndërkohë që për fat të keq mosha e pacientëve, të cilët ndodhen në pavione, por edhe në gjendje të rënduar është më e ulët, mbi 45 vjeç.

Çdo ditë në dy spitalet covid paraqiten të infektuar në gjendje të rëndë. Deri tani numri i të shtruarve në dy spitalet covid ka arritur në 125, ndërsa 20 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rëndë.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS