Kikia:Rama do të tërhiqet nga listat e hapura për shkak të BE-së,por kostoja politike i mbetet PD-së

Ora News Emisione 2020-08-02

Views 0

#tvora #rtvoranews



Këshilli politik për reformën zgjedhore u mblodh sërish mëngjesin e sotëm për vijimin e punës për listat e hapura ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Rama.

Por sipas opozitës së bashkuar, kryeministri ka kërkuar t?i rikthehej edhe njëherë çështjeve të cilat tashmë janë dakordësuar dhe formësuar në marrëveshjen e 5 qershorit.

Gazetari Mentor Kikia në një intervistë për Ora News thotë se Rama e riktheu debatin e listave të hapura në Këshillin Politik për t?i ngecur në dorë koston politike opozitës pasi në parlament ai nuk do t?i votojë për të qenë në rregull me partnerët ndërkombëtarë që kanë vënë si vijë të kuqe marrëveshjen e 5 qershorit për hapjen e negociatave.

Kikia: Tani kemi një kryeministër i cili po tund flamurin e hapjes së listave. As PD dhe as LSI nuk duan hapjen e listave. Në do të donin, aty e kishin, nga janari deri në qershor. Por nuk e bënë dhe u morën me çështje të vogla. Në këtë moment kemi një Ramë që del si promotor i demokracisë dhe një PD që nuk do të hapë listat. Fundi do të jetë që Rama nuk do ja arrijë të hapë listat sepse nuk do PD-ja. Rama mund t?i kalojë amendimet kushtetuese pasi PS i ka votat në Parlament, pavarësisht përbetimin e Murrizit dhe Hajdarit. Nuk do ta bëjë kështu. Do ta bëjë me konsensus por me anë të saj kalon vetëm marrëveshjen e 5 qershorit. Rama në të njëjtën mënyrë kalon dhe amendimet kushtetuese por do të përballet me një mur të fortë si BE që automatikisht do të bllokojë negociatat. Rama nuk e do këtë kosto prandaj do të tërhiqet. Këtë po e bën përmes Këshillit Politik dhe duke ja lënë sërish faturën PD-së. Rama do thotë që nuk donim të tërhiqeshim nga listat e hapura, por PD nuk do.

Për amendimet kushtetuese, Kikia shprehet se mes mazhorancës dhe opozitës parlamentare ka një marrëveshje ku secila palë merr atë që do.

Rama mbështet hapjen e listave të cilën e kërkon opozita parlamentare, e për pasojë bllokon koalicionet parazgjedhore duke u marrë votat deputetëve.



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/kikia-rama-do-te-terhiqet-nga-listat-e-hapura-per-shkak-te-be-se-por-kostoja-politike-i-mbetet-pd-se/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS