Dhjetë të vdekur nga koronavirusi janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend. Katër pacientë të vdekur janë nga Shkupi, dy nga Kumanova dhe nga një pacient nga Shtipi, Tetova, Gostivari dhe Kërçova. Ndërkohë nga 724 testime të realizuara janë regjistruar 96 raste pozitive në disa qytete: Shkup-24, Kumanovë-6, Shtip-24, Tetovë-7, Strugë-9, Ohër-6, Manastir ? 1, Gostivar-4, Strumicë-3, Kriva Pallankë-1, Radovish-5, Koçan-2, Sveti Nikollë-3. Janë regjistruar gjithashtu 61 persona të shëruar.
KORONAVIRUSI
Të vdekur Të Infektuar Të Shëruar
SHKUP 4 24 27
KUMANOVË 2 6 16
SHTIP 1 24
TETOVË 1 7 4
GOSTIVAR 1 4
KËRÇOVË 1 1
STRUGË 9
OHËR 6
MANASTIR 1
STRUMICË 3
K.PALLANKË 1 3
RADOVISH 5
KOÇAN 2
S.NIKOLLË 3
PRILEP 1 4
KAVADAR 1
GJEVGJELI 1
KRATOVË 1
RESNJË 3
Në Klinikën Infektive gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar gjithsej tre pacientë duke çuar numrin e të shtruarve në 91. Në mbështetje oksigjeni janë 43 pacientë, ndërsa nuk ka pacientë respirator. Në Spitalin ?8 Shtatori? janë pranuar 5 pacientë të rinj, gjithsej të shtruar janë 92 pacientë, ndërsa në respirator janë tre pacientë. Në Spitalin në Kozle janë të shtruar 16 pacientë të rritur dhe gjashtë fëmijë pozitivë me koronavirus.
Në spitalin e Manastirit janë të shtruar 36, ndërsa në spitalin e Shtipit të shtruar janë 51 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Kumanovë, Veles, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë të shtruar janë 133 pacientë pozitivë dhe të dyshuar me koronavirus.
Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me koronavirus që nga fillimi i epidemisë është 9.249, numri i p...