Këshilli Politik mblidhet sërish. Rama: Stacioni i fundit, 30 korriku

Ora News Lajme 2020-08-02

Views 0

#tvora #rtvoranews

Edi Rama: Diskutimi ishte i gjatë, interesant. Nuk thamë ndonjë gjë të re. Kemi një qëndrim sipas nesh shumë të qartë dhe ka një realitet politik i cili imponon një qasje që për ne është e diktuar si forca më e madhe por njëkohësisht kemi dhe detyrimin të krijojmë një proces dhe të arrijmë në një rezultat ku nëse të gjitha palët nuk janë 100% dakord me të gjitha sëpaku secila nga palët të ketë pjesën e vet. Në këtë aspekt mendoj se është e rëdnësishme të diskutojmë, të vazhdojmë të diskutojmë. Ishim gati të vazhdojmë diskutimin pa ndërprerje që nesër. Përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare kërkuan kohë, është në të drejtën e tyre por kemi një kalendar që ka një kufi të caktuar që është fundi i muajit korrik. Do të shikojmë në proces po besoj se diskutimi ishte pozitiv.

Shefi i qeverisë nënvizoi se ky është një proces me dy korsi ku stacioni është 30 korriku.

Edi Rama: Koha ka kufizimin e vet. Hapja e listave tashmë nuk është një variant por angazhim karshi njerëzve dhe ne si partia më e madhe dëshirojmë të përfshijmë qytetarët në procesin e përcaktimit të atij që do të jetë grupi jonë i nesërm parlamentar. Duhet të çojmë deri në fund dhe angazhimin e nënshkruar më 5 qershor. Është një proces me dy korsi ku sidoqoftë stacioni është 30 korriku.

Opozita jashtëparlamentare u përfaqësua në Këshill nga Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasili, PS nga kryeministri Rama dhe Damian Gjiknuri, ndërsa opozita parlamentare nga Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari.

Për Ramën, më shumë rëndësi ka përmbajtja e çështjes sesa e delegacioneve.

Edi Rama: Është njësoj, nuk bën asnjë dallim se është Gazment Bardhi apo Lulzim Basha.

Madje për Kryeministrin ky është një format i mirë që duhet ruajtur edhe në vijim.

Edi Rama: Është një format i mirë që duhet të përpiqemi ta ruajmë dhe ta mbajmë sepse jeta politike nuk mbaron në fund të korrikut. Ngado të rrotullohesh përsëri rrugët demokratike të çojnë në tryezë. Ka një potencial të rëndësishëm që do përpiqemi ta shfrytëzojmë. PS nuk e di çfarë duhet të lëshojë më.

Rama konfirmoi edhe njëherë se kërkesa për ndryshime kushtetuese nuk përbën asnjë shkelje për marrëveshjen e 5 qershorit.

Ndërsa Myslim Murri paralajmëroi pas mbledhjes se nuk do të japë asnjë votë për ndryshimet në kodin zgjedhor të dakordësuar më 5 qershor, Rama la të kuptohet se nëse nuk marrin një konsensus të përgjithshëm do të kërkojnë një mbështetje të mjaftueshme.

Edi Rama: Ne jemi më të mëdhenjtë dhe janë dy palë më të vogla që i duan të gjitha për veten e tyre dhe nuk i hapin rrugë njëra-tjetrës por do mundohemi të punojmë dhe të bindim opozitën parlamentare që duhet të jetë më fleksibël në këtë proces. Mbase nuk do të arrijmë dot ti kemi të gjithë sëbashku por mbase do të arrijmë të kemi një mbështetje që të jetë e mjaftueshme. Opozita parlamentare janë shumë parti, shumë individë, kanë një qëllim të përbashkët dhe një vijë të përcaktuar shumica dërmuese e tyre për ndryshimet në Kushtetutë me të cilat b...

Share This Video


Download

  
Report form