Intermedica është një nga klinikat që do të bëjë të mundur analizat serologjike për të kuptuar nëse një person e ka kaluar apo jo koronavirusin. Në një intervistë për 'Report TV' Vasil Llajo, titullar i 'Intermedica', thotë se kjo klinikë do të bashkëpunojë me dy kompani më të mëdhatë në tregun botëror, që janë 'Euroimun' dhe 'ROSH', për të bërë teste serologjike. Ai thotë se për tre ditë do të nisin të bëhen analizat serologjike pasi pritet konfirmimi i Qendrës Kombëtare, ndërsa përgjigjet për individët do të dalin brenda ditës.