Periudha e karantinës ka qenë shumë frymëzuese jo vetëm për shkrimtarët e mirëfilltë por edhe për shumë të rinj që janë frymëzuar përgjatë këtyre muajve. Të premten janë ndarë edhe çmimet e konkursit "Libri i Karantinës nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit për 82 vepra që ishin në garë. Tre janë cilësuar si librat më të mirë të kësaj periudhe dhe më konkretisht janë libri me tregime "Bella Ciao" nga Vera Bekteshi, libri ?Iliri? me autor Lum Gashin dhe ?Tregime të zgjedhura? nga Ervin Nezha. "Grupi 'Bella Ciao" përbëhet nga pesë tregime me tema krejt të ndryshme nga njëra-tjetra, por që i bashkon një fill, personazhet kryesore janë kryesisht gra. Në tregim flitet se si një virus i kohëve moderne, kërkon që edhe mjetet e komunikimit midis personazheve të jenë po të ndryshojnë, pasi të pesta shoqet lidhen midis tyre përmes chat-it në WhatsApp duke lënë pas dore komunikimin përmes telefonatave. Përmes këtij aplikacioni ato qajnë hallet e tyre më njera-tjetrën dhe në këtë mënyrë kalojnë edhe kohën. Juria e këtij konkursi përbëhej nga Rita Petro, Fatmira Aliaj, Ylli Demneri dhe Durim Abdullahu.
Shkrimtarja Vera Bekteshi, fituese me dorëshkrimin "Grupi 'Bella Ciao" tregoi se 4 nga 5 personazhet e saj (të gjitha gra) në libër janë personazhe realë dhe se grupi "Bella Ciao" ekziston realisht në Whats App.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel