Ora News - Gjobat e rrugores, flasin ekspertët: Komisioni nuk i merr as kamerat e sigurisë

Ora News Lajme 2020-08-02

Views 13

#tvora #rtvoranews
Procedura e shqyrtimit të gjobave, prej ditësh është njoftuar se do të jetë online. Sipas ekspertëve ky komision që merrej me keto procedura mund të shkrihet pasi nuk i merr për bazë ankimimet e drejtuesve të mjeteve, ndërsa efektivët e policisë pritet të ndeshen me problematikën e sistemit të adresave.

Prej pak ditësh Ministria e Brendshme njoftoi se zyrat e komisionit të shqyrtimit të kundra vajtjeve administrative janë mbyllur, ndaj drejtuesit e mjeteve për ankesa dhe dorëzim dokumentacioni duhet të përdorin vetëm portalin E-Albania.

Pas këtij vendimi, ekspertët rrugorë shprehen se ky është një hap pozitiv, por duke qenë se komisioni në një përqindje të vogël i merr parasysh ankesat e shoferëve, mund të shkrihet si funksion i policisë rrugore.

?Përqindja e marrjes në konsideratë nga ana e komisionit ka qenë i vogël për arsye se komisioni ka marrë parasysh vetëm mënyrën si është plotësuar procesverbali pa u futur në themel?.

Sipas ekspertit Islam Qibini kjo mbështetet dhe tek fakti që komisioni nuk i merr për bazë pamjet e kamerave të sigurisë, pasi ato administrohen vetëm kur ka aksidente me pasoja vdekjeje.

?Sa i përket kamerave të sigurisë, këto merren zakonisht kur ka pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e qytetarëve?.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/gjobat-e-rrugores-flasin-ekspertet-komisioni-nuk-i-merr-as-kamerat-e-sigurise-problem-sistemi-adresave/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Share This Video


Download

  
Report form