Të hënën në orën 11:00 rinis puna e Këshillit Politik, jo për çështjet e lëna pezull apo marrëveshjen e 5 qershorit, por për ndryshimet kushtetuese të propozuara nga opozita në Kuvend dhe të mbështetura fort nga kryeministri Edi Rama. Hapja e listave dhe heqja e koalicioneve parazgjedhore do të jenë tashmë në tryezën e Këshillit Politik.
Pallati i kongreseve për javë të tëra ka qenë mikpritësi i negociatave mes palëve politike për reformën zgjedhore. Por ditën e hënë protagonistët do të ndryshojnë. Përveç Damian Gjiknurit, mazhoranca do të përfaqësohet dhe nga kryeministri Edi Rama. E hëna e gjen kryedemokratin Basha në Kosovë dhe në vend të tij mësohet se do të jetë sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi, ndërsa nga opozita parlamentare nga i grupit Demokrat Myslim Murrizi.