Amnistia fiskale shihet nga ekspertët e ekonomisë si një nismë, e cila do të çlirojë kapital në ekonominë e mbytur nga kriza e pandemisë dhe tërmetit që goditi vitin e shkuar vendin, por ata janë skeptikë nëse legalizimi i parave do të funksionojë për emigrantët që kanë krijuar pasuri në shtete të tjera.
Artur Papajani: Konventat bilaterale që ka Shqipëria me rreth 50 shtete, të eleminimit të taksimit të dyfishtë. Këto para nuk janë kurrë shqiptare dhe këto asnjëherë nuk duhet të taksohen në Republikën e Shqipërisë. Këto para taksohen gjithmonë në vendin e burimit, aty ku ato janë krijuar.
Eduart Gjokutaj: Nuk ka një qartësim për ata që do marrin pjesë, nëse është vërtet e përgatitur dhe sistemi financiar, i cili është direkt i lidhur me këtë pjesë të nismës.
Ligjet tatimore tatojnë individin në vendin ku ka krijuar të ardhurat, e në rastin e fshehjes së deklarimit, përgjegjësia ligjore mbahet në atë shtet dhe jo në Shqipëri, thotë Artur Papajani, ekspert tatimor.
Ekspertët e shohin si të pamjaftueshme edhe kohën që është lënë në dispozicion për deklarimin dhe plotësimin e procedurave si në banka, ashtu dhe në organet tatimore. Shkalla e tatimit 5% të pasurisë që deklarohet ka si afat shtrirje vetëm 4 muajt e parë të nismës.
Eduart Gjokutaj: Synimi është i mirë, por kapacitetet mendoj se janë të tilla që nuk përballohen dot as nga administrata aktuale, por edhe sikur të ishin marrë masa përpara. Nuk do arrijnë dot të përthithin gjithë fluksin, për arsye se mendojmë që mund të vijë fluks i lartë.
Që amnistia të jetë e plotë duhet të përfshijë edhe faljen e borxheve tatimore të biznesit.
Artur Papajani: Prek absolutisht detyrimet e prapambetura, e papaguara, që herë bizneseve dhe vetëm bizneseve i ngelen kundrejt administratës tatimore dhe doganore.
Ekspertët thonë se mekanizmat mbrojtës kundër rrezikut të pastrimit të parave duhet të jenë më të fortë, ndërsa shtojnë se është e domosdoshme që nisma të ketë konsensus të gjerë politik.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/