Lindi para kohe pas vetëm 23 javësh, me një peshë prej 580 gramë dhe pozitiv me Covid 19.
Por mrekullia ndodhi për foshnjën e ardhur në jetë në Lima të Perusë. Pas një muaji të kaluar në inkubator, Jorgeja i vogël arriti të peshonte 930 gram, u shërua nga koronavirusi dhe u bashkua për pak kohë me nënën e tij 27 vjeçare.
?Ai është fëmija me moshën më të re i lindur nga një nënë e sëmurë nga Covid në vendin tonë,? tha mjekja Marilú Pachas. Shtatzënia e gruas së re nuk kishte qenë e lehtë. Parashikimet në fakt, siç shpjegon Pachas, nuk ishin aspak të favorshme. Por luftuam dita-ditës, dhe në fund arritëm ta fitonim këtë betejë?, shprehet mjekja.
Foshnja, e cila ende ka nevojë për ndihmën e një respiratori, erdhi në jetë në 15 qershor, pa bërë as gjashtë muaj të plotë në barkun e të ëmës, të cilën një patologji e detyroi të ndërpriste barrën. Doktorët thonë se mushkëritë e fëmijë kanë nisur të rikuperohen. Nëna e tij muajin e fundit e kaloi në izolim. Tani për prindërit mund të organizohen vizita me bebin, të cilin mund ta monitorojnë gjithashtu përmes lidhjeve me video.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Peru#MarilúPachas#TopChannel