#tvora #rtvoranews
Këshilli Politik do të rimblidhet të hënën për të diskutuar mbi ndryshimet kushtetuese. Ndryshe nga mbledhjet e tjera kësaj herë i pranishëm do të jetë dhe vetë kryeministri Rama, ndërsa Lulzim Basha ka zgjedhur si përfaqësues të tij Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi.
Anëtari i PS-së në KQZ, Bledian Skënderi, e sheh praninë e kreut të socialistë në tryezë si një dorë e shtrirë ndaj opozitës jashtëparlamentare për gjetjen e një marrëveshje.
Skënderi: Nuk kemi tryezë të re të Këshillit Politik por vazhdim i tryezave që ka zhvilluar Këshilli Politik në kuadër të gjetjes së një marrëveshje për reformën zgjedhore. Pas marrëveshjes së firmosur ka lindur debati për hapjen e listave dhe ndryshimet kushtetuese në lidhje me këtë pjesë. Prania e kryeministrit është një dorë e shtrirë karshi opozitës jashtëparlamentare për të gjetur një marrëveshje.
I ftuar në Ora News, Skënderi është optimist se palët politike do të jenë dakordësinë për hapjen e listave.
Skënderi: Formula e propozuar ka një variant që 30% e listës të jetë e mbyllur dhe pjesa e dytë e listës të jetë e hapur. Mendoj se palët do të gjejnë një lloj dakordësie meqenëse edhe opinioni publik ka një lloj pritshmërie për këtë pjesë.
Debati kryesor politik nuk është hapja apo moshapja e listave por ndalimi i koalicioneve parazgjedhore.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/mbledhja-e-keshillit-politik-te-henen-skenderi-prania-e-rames-dore-e-shtrire-per-opoziten-jashteparlamentare/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp