Ekopolitikë - Ekonomia sipas Arben Malajt

Ora News Emisione 2020-08-01

Views 0

#tvora #rtvoranews #ekopolitike #ekonomi #besartkadia #arbenmalaj
Ish ministri i Financave i ftuar në emisionin ?Ekopolitikë? transmetuar ne RTV Ora për të analizuar situatën ekonomike dhe politike të vendit, sot por dhe në periudhën e tranzicionit.

?Jemi në një vend me institucione të dobëta dhe sëmundja që po jetojmë tani është ?kapja e shtetit? thote Malaj në studion e gazetarit Besar Kadia.

?Unë dua që vendi im të qeveriset me dashuri dhe jo me gjoba, të qeveriset me mirënjohje e jo me arrogancë. Nuk mendoj se e kanë të lehtë, por nuk kanë fokus dhe disa nga ministrat kanë cënuar rëndë kredibilitetin e tyre? nënvizon Malaj.

Disa nga deklaratat e rëndësishme në emision

Rama mendon se Shqipëria bëhet me 4-5 njerëz të pasur

Arben Malaj: Rama mendon se Shqipëria bëhet e suksseshme me vetëm me 4 ose 5 njerëz të pasur. Ne duhet të kemi fuqizim më të madh të sektorit të vogël dhe të mesëm, pra ta kemi të shpërndarë më mirë rritjen ekonomike. Unë nuk paragjykoj që të ketë të pasur, mjafton që ata të pasurohen se janë më konkurent se të tjerët. Në të dy rastet janë të pasur, por oligark nënkupton një njeri që pasurohet nga favoret që i jep qeveria. Termi oligark ka lindur në Rusi për shkak të modelit që ata zgjodhën.

Oligarkinë, e shoh si një risk potencial në rritje, dhe është një risk që vret edhe vetë ata që e absolutizojnë. Nëse bëhet kontroll mbi sektorët kryesorë të ekonomisë, nëse biznesmenët, që janë dhe egoistë të thonë nëpër tavolina se janë ata që vendosin ministrat dhe jo kryeminstri, atëherë Rama duhet ta dijë pse është aq i dobët. ?Mjaft-i? mori 0,67% të votave sot ka 70% të qeverisë, po t?i marrësh me ministra, zv.ministra, drejtorë të përgjithshëm, çështë kjo fuqi 10 herë, që nuk vjen nga fuqi e votës. Aq i fortë sa duket, në realitet Rama është i dobët. Njerëzit e dobët janë të rrezikshëm në vendimet që marrin.

Disa individë të PS-së duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore për keqpërdorimin e pushtetit

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Share This Video


Download

  
Report form