“Rama të tërheqë amnistinë fiskale”/ PD: Nëse nuk e bën …

Top Channel Albania 2020-08-01

Views 0

Parlamenti nuk do i mbyllë dyert pa miratuar amnistinë fiskale, e cila parashikon që personat të cilët do të deklarojnë vullnetarisht paratë e tyre, jo vetëm do t?i legalizojnë ato por nuk do të ndiqet as penalisht.


Demokratët akuzuan Kryeministrin se me këtë projekt po e kthen vendin në parajsën e krimit financiar ndërkombëtar.

?Projekti i kryeministrit në ikje u siguron paprekshmëri dhe legalizim të pasurisë gjithë anëtarëve të organizatave kriminale brenda dhe jashtë vendit. Ata fshihen pas pretendimit se po ndihmohen gjoja emigrantët, por në fakt do të pastrojnë paratë përmes akteve kriminale të kësaj qeverie në ikje?, shprehet Jorida Tabaku.

Amnistia fiskale sipas demokratëve nuk do amnistojë vetëm kriminelët, por edhe zyrtarët e lartë.

?Mjafton që i afërmi i një politikani të mos jetë në certifikatën e tij familjare dhe për pasurinë e tij eventualisht të paligjshme, bëhet mburojë amnistia fiskale, e propozuar nga kryeministri në ikje. Së dyti, projekti i kryeministrit në ikje i ofron mbrojtje penale krimit të organizuar që do të deklarojë paratë e paligjshme. Përfituesit nga amnistia nuk do të hetohen për mënyrën, sesi apo kur e kanë vendosur pasurinë e padeklaruar. Atyre u ruhet fshehtësia e identitetit dhe e deklarimit, duke mbrojtur kështu shkelësit e ligjit përpara atyre që e zbatojnë atë?, shprehet Jorida Tabaku.

Demokratët janë te mendimit se ky projekt thellon kursin e përplasjes me SHBA dhe BE duke paralajmëruar se nëse Kryeministri nuk tërhiqet Partia Demokratike do e shfuqizojë me ardhjen ne pushtet.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#JoridaTabaku#Amnistia#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS