Lajme Arkiva 2000
Demokratët kanë deklaruar sot se brenda 1 shtatorit do të kenë gati të gjitha emrat që do të kandidojnë për kryetar bashkie apo komune në zgjedhjet lokale. Do të përzgjedhim më të mirët ka deklaruar Fatos Beja, një nga sekretarët e Partisë Demokratike. Ato do t'i përcaktojë baza, ndryshe nga Partia Socialiste.
"Jemi në fazat e para ku nga të gjitha sesionet e Shqipërisë do të marrim emra. Dhe është niveli bazë i Partisë Demokratike që gjithë sesionet bazë janë duke diskutuar pikërisht duke bërë propozimin e cila i shkon degëve dhe pastaj mbi bazën e një seleksionimi do të miratohen në strukturën bazë për të dalë si kandidatura përfundimtare. Doemos do të ishte më e thjeshtë të bënim si kundërshtarët tonë që t'i përcaktonim në qendër kandidaturat. Ne nuk kemi zgjedhur këtë rrugë. Ne po përpiqemi që me mendimin e bazës të bëjmë një përcaktim të seleksionuar."
Beja ka bërë të qartë se Partia Demokratike jo vetëm që do të ketë gati listat brenda gjith afateve ligjore, por dhe do të regjistrojë subjektet elektorale në KQZ pavarësisht nga fakti që nuk e njeh këtë komision./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/