Presidenti Ilir Meta kërkon rimbledhjen e Këshillit Politik për të diskutuar ndryshimet kushtetuese. Nëpërmjet një deklarate në rrjetet sociale Presidenti Meta duke përmendur një diskutim me një prej ekspertëve të çështjeve zgjedhore Profesor Kristaq Kumen, shprehet se mbështet sugjerimin që çdo ide për ndryshime nga Marrëveshja e 5 Qershorit duhet të shkojë përsëri në tryezën e Këshillit Politik.
Presidenti shprehet se ka komunikuar edhe me kreu e opozitës Lulzim Basha, I cili e ka njohur me qëndrimin zyrtar të Partisë Demokratike dhe Opozitës së Bashkuar se: ?Nëse Partia Socialiste është vërtet e interesuar për të rihapur diskutimin për çështje të tjera në lidhje me reformën zgjedhore, ajo është e obliguar nga Marrëveshja e 14 Janarit dhe nga Marrëveshja e 5 Qershorit ti parashtrojë ato për diskutime dhe vendimmarrje konsensuale në Këshillin Politik.?
Më herët po nëpërmjet rrjeteve sociale Presidenti Ilir Meta ka sulmuar kryeministrin Rama për deklaratën e kreu të qeverisë se listat e hapura janë një kërkesë e popullit. Meta deklaron se Rama po sillet si diktator pasi kjo nuk është një kërkesë e popullit. ?Boll e kanë lënduar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë! Boll e kanë lënduar POPULLIN shqiptar! Boll kanë folur në emër të POPULLIT shqiptar! Nuk ka asnjë diktator apo asnjë kandidat për diktator që nuk flet në emër të të gjithë POPULLIT. POPULLI FLET VETË!"-shkruan Meta.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#IlirMeta#KeshilliPolitik#TopChannel