Tashmë nuk do të ketë më një bashki të quajtur "Ura Vajgurore", siç jemi mësuar që ta njohim prej vitesh. Bashkia në fjalë do të quhet "Dimal", pasi që prej 1 viti kanë vijuar procedurat për ndryshimin e emrit. "Dimal" përfaqëson një nga qytetërimet më të vjetra të Shqipërisë dhe arsyeja kryesore për këtë vendim është shndërrimi gradual i kësaj zone në një destinacion turistik. Edhe pse akoma nuk jemi mësuar me këtë emër të ri, duket se vendasit e kanë përqafuar duke shpresuar se do të ketë edhe më shumë investime dhe turistë që do të frekuentojnë zonën. Edhe më herët Ura Vajgurore është përfolur në mediat e huaja, duke përmendur këtu edhe muralet e realizuara aty me shumë mjeshtëri. Madje revista prestigjioze zvicerane ?Wild Walls? e ka përzgjedhur muralen e pikturuar në qytetin e Urës Vajgurore si një nga 10 më të mirat në botë.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel