Lajme Arkiva - Tv Klan 2000
Mungesa e përfaqësuesve të Partisë Demokratike, gjatë homazheve të zhvilluara për nder të kolonel Arben Zylyftarit dhe mos prononcimi zyrtar i kësaj partie rreth vrasjes së tij, nuk kaloi pa lënë gjurmë në opinionin publik. Sot ne shkuam në selinë blu për të mësuar shkakun e kësaj heshtje. Nënkryetarja e PD Jozefina Topalli, ka pranuar që drejtuesit e lartë të PD-së nuk kanë marrë pjesë në ceremonitë e zhvilluara. Pas tre ditësh ajo e ka komentuar kështu ngjarjen.
Jozefina Topalli, Nënkryetare e PD:- ?Është një ngjarje shumë e hidhur. Unë shpreh hidhërimin më të madh për vrasjen e kolonel Zylyftarit është një humbje për policinë dhe sigurisht kërkon që shteti të mendojë për mekanizma mbrojtës ndaj policit. Mendoj se është një rast për të reflektuar edhe njëherë për vrasjen e gati 200 policëve gjatë kësaj periudhe tre vjeçare dhe një angazhim më serioz për të luftuar krimin?.
Gazetarja:- Si e komentoni faktin që asnjë nga drejtuesit e PD nuk shkoi për të bërë homazhe?
Jozefina Topalli, Nënkryetare e PD:- ?Përfaqësues të PD kanë qenë në Shkodër, ka qenë deputeti Mark Rroqi dhe besoj se në lidhje me krimin dhe me mbrojtjen e policëve, PD ka qenë e qartë dhe e prerë?.
Kolonel Arben Zylyftari, një nga oficerët më të njohur të policisë këto tre vitet e fundit është liruar nga detyra në periudhën e qeverisë së Partisë Demokratike./tvklan.al
Gazetare ? Ornela Bego
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/