Rama: Marreveshja e 5 Qershorit nuk cenohet | Lajme - News

RTV KLAN 2020-08-01

Views 0

Edi Rama ka vendosur ?të kushtëzojë? votën e socialistëve për ndryshimet kushtetuese të kërkuara nga opozita brenda parlamentit, në këmbim të votave të tyre për marrëveshjen e 5 Qershorit me opozitën jashtë.

?Nuk mund t?i merrni të gjitha, duhet të bëjmë lëshimet tona. Është e pamundur të votojmë së bashku me ju, në rast se ju nuk votoni së bashku me ne. Për ne marrëveshja e 5 Qershorit nuk preket?.

Bashës në parlament i bëri të qartë se marrëveshjen, që nuk e bëri se ishte i detyruar nga ai, do ta votojë pa asnjë ndryshim, por dhe ndryshimet kushtetuese do t?i votojë ashtu siç ra dakord me opozitën parlamentare.

?Lulëzim Basha është kryetar i Partisë Demokratike, po të kishte kuptuar shumë gjëra, sot do ishte jo vetëm këtu, por do ishte dhe më shumë se këtu. Lulëzim Basha pretendon se ne e pranuam sepse na i futën këmbët në një këpucë, por ne do t?i qëndrojmë deri në fund. Ne do t?i hapim listat?.

Ndërkombëtarëve, disa prej tyre dhe duke i përmendur me emra, pavarësisht respektit të shprehur për ta, u kujton se Shqipëria dhe parlamenti i saj është sovran, ndaj dhe ndryshimet kushtetuese do të bëhen. Dhe se nuk do të ndalohen koalicionet, siç Rama pretendon se i ka informuar Lulzim Basha.

?Parlamenti i Shëqipërisë është sovran. Jam i bindur se mjegulla e përhapur do të shpërndahet më herët se vonë, por ndërkohë nuk do ta pengojë Parlamentin e Shqipërisë, që pa u mbyllur ky sesion parlamentar të votojë një ndryshim historik, që ne po ndalojmë koalicionet. Kjo është qarja e fundit e Lulit. Ky sistem koalicionesh që kemi, dushk nuk është, por rrap është dhe kjo politikë me një rrap dhe shumë bimë duhet të ndryshojë dhe koalicionet duhet të bëhen siç bëhen në të gjithë Europën. Koalicionet janë program dhe listë e përbashkët. Kjo është gjëja që ne do të bëjmë.

Rudina Hajdari dhe Myslym Murrizi nuk pajtohen me Ramën dhe nuk duken të shqetësuar për deklaratat e ndërkombëtarëve, që kërkojnë të votohet marrëveshja e 5 Qershorit, të cilën e cilësojnë të pavlerë.

Myslym Murrizi: Nuk e prish 5 Qershorin. Unë nuk ta kërkoj ta prishësh se është si letër dashurie. Me ne i qëndron marrëveshjes, se qenka e drejtë, me Lulin i qëndron për t?i bërë qejfin Lulit. Mes të drejtës dhe qejfit, unë besoj që e drejta ka një mënyrë për t?u respektuar. Qejfin mund t?ia bësh si të ketë qejfin ai.

Edi Rama: Duhet ta votoni, se përndryshe do hidhet në erë e gjitha.

Kryeministri për herë të parë që pas shfaqjes së pandemisë u shfaq me maskë në parlament dhe të njëjtën gjë kërkoi dhe nga deputetët, pjesa dërrmuese e të cilëve nuk e kishin vendosur atë, edhe pse është një masë detyruese me akt normativ të qeverisë.

?Vër maskën. Maska nuk është shall. Duhet kuvendi të marrë masa, që të vërë në dispozicion maska. Jo, unë e kam. Faleminderit gjithësesi. Një flamur i bardhë paqeje mes nesh?.

Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen htt...

Share This Video


Download

  
Report form