#tvora #rtvoranews
Emisioni investigativ ?BOOM? në RTV Ora solli këtë të enjte (16 korrik) denoncimin e z. Ilir Kaimi, banues në Tiranë.
Ai është një nga bashkëpronarët e 938 metër katror tokë në zonën e Ali Demit ku Bashkia po bën rikualifikimin e zonës.
Kjo e fundit i ka marrë pronën dhe nuk e ka kontaktuar si pronar të ligjshëm, madje nuk ka përcaktuar as një vlerë kompensimi.
Por një tjetër bashkëpronar i këtij trualli, për emisionin ?BOOM? shprehet se me Bashkinë e Tiranës kanë pasur edhe më parë probleme.
Ai thotë se ja kanë dhënë me qira bashkisë këtë tokë, por që nga viti 2017 deri në 2020, bashkia nuk i ka paguar.
?Probleme me Bashkinë e Tiranës kemi pasur dhe më parë. Bashkia na e ka kërkuar këtë tokë me qira në si pronare që në vitin 2012. Ne ia kemi dhënë dhe më pas bashkia i merrte taksat dhe pagesën e hapësirës tregtarëve. Por që nga viti 2017 deri në 2020 bashkia nuk na ka paguar lekët e qirasë me pretendimin se mungonte 1 bashkëpronar që jeton jashtë Shqipërisë. Ne kërkonim pjesën tonë nëse ai nuk do, ta marre bashkia le ta mbajë pjesën e tij, pse duhet të penalizohemi ne të tjerët për 1 person? Bashkia ka shfrytëzuar pronën tonë pa na dhënë lekët.?
Z. Ilir Kaimi kërkoi informacion nga bashkia në lidhje me kompensimin e pronës së tij por nuk mori asnjë përgjigje.
Ai shprehet se çështja është ende në proces si dhe i është komunikuar se mund të bëjë dhe një ankesë.
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/boom-bashkia-e-tiranes-i-merr-token-pronareve-nuk-u-njeh-me-vleren-e-kompensimit/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv