Murrizi këmbëngul kundër paktit të 5 Qershorit: Të hapim listat dhe të bëjmë një kod të ri zgjedhor

Report TV 2020-08-01

Views 0

Kryetari i grupit Demokrat Murrizi kundërshtoi sërish votimin e paktit të 5 qershorit. Ai tha se së pari duhet të votohet hapja e listave më pas të bëhet një kod i ri zgjedhor me qëllim depolitizimin e administratës zgjedhore.

"Kalojmë bashkë ndryshimet Kushtetuese dhe të shikojmë në funksion të Kushtetutës së re bëjmë një kod zgjedhor, që të kryejmë një palë zgjedhje ndryshe për herë të parë. Të bëjmë Kushtetutën dhe një kod zgjedhor për të hequr dorën e militantëve nga kutia e votimit" tha ai.

Edi Rama tha sot se listat nuk hapen 100%, por vetëm 2/3 në mënyrë që me 1/3 të garantohet përfaqësimi gjinor. Por Mylym Murrizi kishte një pyetje. "Ju thoni do të mbrojmë gjininë femërore me 2/3, atëherë nëse do të shoh ndonjë burrë në partinë tuaj apo sivëllaut tuaj brenda 1/3 të listës a do të më lejoni ti flas me lejen tuaj edhe burrneshë? Unë kam kërkuar që në këtë sallë të vijnë njerëz të zgjedhur dhe jo të fortë" tha ai.

Gjithashtu Murrizi tha se grupi i tij do i dërgojë një letër nënkryetarit të CDU-CSU-së, Wadephul pas deklaratës së tij të dy ditëve më parë. "Do i bëjë një letër t'ia sqarojmë situatën e vërtetë reale politike se cfarë po ndodh në këtë vend, që nuk po bëhet qameti".

Share This Video


Download

  
Report form