Policia operacion për kapjen e skafistëve, sekuestrohet pas 5 orësh ndjekje në det gomonia në Vlorë

Report TV 2020-08-01

Views 1

Është finalizuar aksioni për kapjen e gomones në Vlorë e cila sot bëri që të ngrihej në këmbë e gjithë policia shqiptare atje, por edhe forcat italiane, të cilat me anë të Guarda di Finaza iu vunë nga pas.

Ka qenë një ndjekje më shumë se pesë orësh dhe gomonia është gjetur e braktisur në grykëderdhjen e lumit Vjosë. Tre skafistët që ishin në të kanë tentuar të largohen në pyllin Mifol, aty ku po zhvillohet një operacion për kapjen e tyre. Në gomone nuk është gjetur drogë, ndërsa mendohet se është hedhur në det gjatë ndjekjes.Para se të ndalohej gomonia ka shkuar deri në Otranto, aty ku i ka humbur për pak çaste Guarda di Finanza-s, skafit ndjekës dhe patrullës shqiptare. Në ndjekje të gomonës ishin vënë Guarda di Finanza, policia kufitare, forcat delta, rojet bregdetare, dronë dhe një helikopter.

Burime bëjnë me dije se efektivë të Guarda di Finanza prej kohësh kishin vënë në monitorim gomonen në fjalë, ndërsa qëllimisht është lënë të bëj transportin deri në brigjet e Italisë para se të kthehej në Vlorë dhe më konkretisht në ishullin e Sazanit, nga ku fillimisht nisi operacioni për ndalimin e saj në 7 të mëngjesit.

Ndjekja ka zgjatur për më shumë se 5 orë për shkakun se gomonia 11 metra e gjatë kishte dy motorë të fuqishëm. Ajo gjatë ndjekjes ka përshkruar vijën bregdetare deri në Durrës, ndërsa më pas ka përfunduar e braktisur në grykëderdhjen e lumit Vjosë.

Share This Video


Download

  
Report form