Si do te financohen partite per zgjedhjet lokale (2 Gusht 2000)

RTV KLAN 2020-08-01

Views 0

Lajme Arkiva 2000
40 milion lekë të reja do t'u shpërndahen partive politike që do të konkurrojnë në zgjedhjet lokale të 1 tetorit. Këto para do të ndahen nga KQZ në bazë të kodit të ri elektoral në fushatën parazgjedhore. 60 % e shumës së përcaktuar ose 24 milion lekë, do të ndahen për partitë që kanë konkurruar në zgjedhjet e fundit lokale. Ky fond ndahet në bazë të rezultateve mes 20 partive që kanë konkurruar në këto zgjedhje.
Lista në renditjen e partive ku Partia Demokratike zë vendin e parë, duke lënë pas socialistët, republikanët, socialdemokratët dhe alenancistët, i është dërguar sot zyrtarisht nga KQZ-ja Ministrisë së Financave. Në bazë të kodit elektoral, 30% e shumës prej 40 milion lekësh, pra 12 milion lekë të reja do t'u shpërndahen partive të regjistruara në KQZ në bazë të numrit të këshilltarëve të tyre në komuna dhe bashki.
10% ose 4 milion lekë të reja do t'u ndahen të gjitha partive të regjistruara në KQZ. Duke filluar nga këto zgjedhje partitë që në votime nuk do të marrin më tepër se 2.5% të votave, do të duhet t'i kthejnë paratë e marra paradhënie për fushatën elektorale./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form