Greqia ka shtyre serish afatin e hapjes se kufinjve per turistet deri ne 31 korrik. Kufinjte do te vazhdojne te jene te mbyllur per te gjithe turistet nga Shqiperia , Maqedonia e Veriut, Serbia , Turqia etj , vendim ky qe vjen mbas rritjes se rasteve me Covid 19 ne keto vende. Te pakten kjo mase, nuk do te penalizoje shtetasit shqiptare me qendrim ne Greqi te cilet disponojne pasaportat greke . Por nga dita e merkure, kufijtë grekë, janë te hapura për shtetasit britanikë. Charterat kane filluar te vijne ne shtetin helen, nga te cilat mendohet se turizmi do te marre nje frymemarrje pas stopimit nga pandemia . Sa i perket protokolleve shendetsore, do te perdoret procesi i njejte qe ka hyre ne fuqi edhe ne aeroportet apo portet e vendit. Do te kete nje ekip mjekesor i cili do te kryeje teste te rastesishme tek nje perqindje e vogel e personave qe hyjne ne token greke dhe vetem keta te fundit do te plotesojne nje formular ku do te japin adresen ku do te shkojne dhe nje numer telefoni, per tu kontaktuar nga organet mjekesore vetem ne rast se dalen positive pas nje ose dy ditesh.Pjesa tjeter e udhetareve do te hyje ne Greqi ashtu si edhe me pare. Qeveria greke shpreson te shpetoje demin e madh qe ka shkaktuar pandemia tek motorri I saj kryesor I ekonomise qe eshte turizmi. Sidomos Greqia e veriut prêt cdo vit nga 10-12 mln turiste nga kufijte saj tokesore me shtete ballkanike, si Shqiperia, Maqedonia e Veriut, Serbia, Rumania Bullgaria etj. Nderkohe happen edhe gjithe aeroportet periferike te vendit,ndersa prej 1 korrikut gjithe protet e vendit do te presin anije turistike nga shtetet e tjera .
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Greece#Tourism#TopChannel