Mbylli kufiri i BE-së edhe për dy javë për shqiptarët, Soreca: Situata e COVID të merret seriozisht

Report TV 2020-08-01

Views 0

Ambasadori Soreca kërkoi që situata e krijuar nga COVID-i të merret seriozisht për të parandaluar përhapjen, pasi BE-ja vendosi ndalimin edhe për dy javë për shqiptarët, ndërsa në listë shtoi edhe Malin e Zi dhe Serbinë. Mbyllja e kufijve për shqiptarët, është një vendim që merret bazuar te elementët teknikë tha ai. "Hapje apo jo e kufijve. Ky vendim merret bazuar te elementët teknike dhe referuar situatës nga pandemia. Situata në rajon është tejet shqetësuese. Ky vendim erdhi dje edhe për Serbinë e Malin e Zi, problemi është mjaft serioz. Ta marrim seriozisht situatën. Duhet ta kuptojmë që kjo luftë nuk ka marrë fund. BE ka dhënë 280 milionë euro ndihmë për Shqipërinë për të dalë nga kjo situatë. Nëse do të dalim nga kjo situatë atëherë shqiptarët janë të mirëpritur" tha ai.

Share This Video


Download

  
Report form