Lajme Arkiva - Tv Klan 2000
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur sot kundër marrëveshjes për ardhjen e trupave italiane në Shqipëri, për të parandaluar trafiqet e paligjshme. Këtë tha ai duhet ta bëjnë shqiptarët dhe jo të huajt. Megjithëse nuk është njohur ende me marrëveshjen Berisha tha:
Sali Berisha, Kryetar i PD:- ?Kam dhënë mendimin tim negativ, për këtë çështje dhe nuk e mohoj fare. Nuk mund të zgjidhet çështja, në qoftë se ka një qeveri të korruptuar trafikantësh, që nuk marrin përsipër të ruajnë kufijtë e tyre. Është në kundërshtim që të marrin trupat e vendeve të tjera për të ruajtur kufirin tonë?.
Sipas kryetarit të PD, nuk është mungesa e ligjeve ajo që nuk bllokon trafikun klandestin, por është mungesa e shtetit ligjor. I pyetur se si do të realizojë PD reduktimin e këtij fenomeni, po të vijë në pushtet, Berisha u shpreh se ka dhënë prova të tilla.
Nuk e mohoj faktin, tha Berisha, se edhe në kohën e qeverisjes sonë kishte skafistë, por atëherë nuk kishte pushtetarë trafikantë.
Sali Berisha, Kryetar i PD:- ?E vërteta është se pronarët e skafeve, janë jo më Çaushët, por Gjinushët, pronarët e skafeve, janë jo më Çaushët, por Brokajt?.
Kështu Berisha duke qenë tepër i bindur se shumë shpejt do të vijë në pushtet deklaroi se ka gati strategjinë kundër trafiqeve të paligjshme./tvklan.al
Gazetare ? Ornela Bego
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/