Një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore është kapur dhe vënë në pranga në Bulqizë.
Mësohet se 45-vjeçari i dënuar për vrasje të mbetur në tentativë, i cili është i dyshuar edhe për vepra të tjera penale të ndodhura në Bulqizë, për t?iu shmangur kontrolleve të Policisë, kishte krijuar një vendstrehim sekret.
Pas rrethimit të banesës në fshatin Dushaj dhe ndërhyrjes profesionale u bë e mundur kapja dhe prangosja e shtetasit të kërkuar Vehap Shehu, 45 vjeç, i cili në momentin e ndërhyrjes u gjend i fshehur në një ambient sekret.
Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Dibër e ka dënuar me 6 vjet, 10 muaj e 21 ditë burg. Në vitin 2013, në qytetin e Bulqizës, ky shtetas ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin F. T. Gjatë shkëmbimit të zjarrit mbeti i varë vëllai i shtetasit Vehap Shehu dhe u plagos rëndë shtetasi F. T. (i arrestuar më parë nga DVP Dibër dhe forcat RENEA gjatë operacionit ?Fundi i arratisë?).
Materialet do t?i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Bulqize#Arrested#TopChannel