Përfundon takimi Basha-Meta/ Presidenti: T’i qëndrohet marrëveshjes! Jo aventurë me Kushtetutën

Top Channel Albania 2020-08-01

Views 1

Ka përfunduar takimi mes presidentit Ilir Meta dhe kreut të PD që nisi para një ore.


Takimi i kërkuar prej Metës u zhvillua një ditë pas miratimit nen për nen të ndryshimeve kushtetuese për të cilat kreu i shtetit reagoi ashpër.

Ndërkohë Top Channel ka mësuar detaje nga takimi, ku ndër të tjera presidenti Meta ka thënë se: Sot janë zgjedhjet në Maqedoni dhe është një gjë pozitive jo vetëm për ata por moment reflektimi për të gjithë ne ketu që të japim mesazhe pjekurie dhe përgjegjshmërie.

Dua të falenderoj për bashkëpunimin tuaj gjatë periudhës së pandemisë dhe pjesëmarrjen konstruktive në mbledhjen e këshillit të sigurisë kombëtare dhe mos rënien pre për largimin nga tryeza politike pas shembjes se Teatrit.

Do kërkoja nga ju që ti qëndronim besnik marrëveshjes se firmosur me përfaqësuesit e mazhorancës dhe të ruani qetësinë dhe në këto momente kur ka përpjekje për të cënuar rëndë Kushtetutën e vendit në mënyrë kriminale dhe për të shkatërruar çdo lloj legjitimiteti të institucioneve që ekzistojnë në vend.

Keni rol të rëndësishëm me qetësi dhe përgjegjshmërinë tuaj për të bashkëpunuar edhe me partneret Europian dhe botën demokratike se e kam theksuar se gjatë tensioneve artificiale në vendin tonë se konfliktet në Shqipëri s?janë të rastësishme sa herë ka zhvillime apo ka zhvillime në rajon?jini të vetëpërmbajtur.

Ato që na bashkojnë sot janë Kushtetuta dhe integrimi Europian i Shqipërisë. E rëndësishme të mos bëjmë aventurë me Kushtetutën. Kjo është arsyeja e kërkesës time për takim pas kërkesës tuaj para dy ditësh ku parashtruat shqetësimet tuaja. Kurrë nuk është mohuar një marrëveshje pa u tharë boja.

Ndërkohë Basha është shprehur: Qeveria dy akte të paprecedentë, po thyen një marrëveshje me bekim ndërkombëtar që normalizoi klimën në vend. Arritëm një marrëveshje që u përshëndet nga faktori ndërkombëtar. Koha ishte esenciale. Duke u fshehur pas një numër deputetësh te ashtuquajtur parlamentare kryeministri ka vendosur të hedhë në kosh marrëveshjen dhe të ndryshojë kushtetutën. Nëse këto ndryshime ndodhin do jemi vendi i dytë pas Rusisë që ndodhin ndryshime në kohe covidi, faturën e cila do jetë shumë e rendë do bëjmë ta paguajnë përgjegjësit.

Ndërkohë Top Channel mëson se pas pas takimit me Metën, Basha i është drejtuar selisë blu ku po mban një takim me ekspertët e reformës zgjedhore.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe t...

Share This Video


Download

  
Report form