Meta 50 min me Bashën në Presidencë: Përpjekje kriminale për të ndryshuar Kushtetutën

Ora News Lajme 2020-08-01

Views 0

#tvora #rtvoranews
Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot një takim 50 minutësh me kreun e opozitës Lulzim Basha në Presidencë.

Burime nga PD bëjnë me dije se takimi ishte kërkuar nga Meta. Basha shoqërohej edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i shprehu shqetësimet e tij presidentit Meta lidhur me situatën politike në vend.

Basha tha se qeveria po e thyen me vetëdijë të plotë marrëveshjen e 5 qershorit, dhe pse ai vetë e di, se kjo marrëveshje nuk plotëson kriteret për zgjedhje të lira e të ndershme.

Ora News ka siguruar videon me audio nga takimi në Presidencë.

Lulzim Basha: ?Qeveria po bën dy akte të paprecedenta. Së pari, po thyen me vetëdije të plotë, një marrëveshje të negociuar me ndërmjetësimin e SHBA, BE, dhe Britanisë së Madhe. Një marrëveshje e cila solli normalizmin e klimës politike në vend, për t?i hapur rrugë zgjedhjve, në një klimë sadopak normale. Ne nuk kemi asnjë iluzion se marrëveshja e 5 qershorit plotëson kriteret për zgjedhje të lira dhe të ndershme, ne e dimë edhe nga zgjedhjet e 2017-ës, se problemi nuk ka qenë ligji por zbatimi i ligjit. Nga kjo ka buruar dhe kërkesa jonë e pandryshuar për qeveri kujdestare, por për respekt të aleatëve tanë, ne vendosëm mos ta kushtëzojmë marrëveshjen e 5 qershorit me kërkesën tonë konstante të opoztiës, jo për veten tonë por për qytetarët shqiptarë. ?

Sipas Bashës, kryeministri Edi Rama po e hedh në kosh marrëveshjen, duke rrezikuar negociatat, dhe duke i shkaktuar Shqipërisë një izolim të dytë.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/19107-2/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS