Lajme Arkiva 2000
Quhen Gentian, Ermir dhe Klaus. Më i madhi 16 vjeç dhe më i vogli 4. Mbrëmë kanë qenë dëshmitarë kur i ati u ka vrarë nënën. Në orën 2 pas mesnate, tre djemtë që flinin në këtë dhomë sëbashku me prindërit, janë zgjuar duke parë të mbuluar në gjak të ëmën, Fiqiretën ndërsa i ati me një thikë në dorë, tentonte të vriste dhe veten. Rruzhdiu 44 vjeç është zgjuar natën dhe për të mos zgjuar fëmijët që flinin afër, e ka mbuluar fytyrën e së shoqes me jastëk dhe më pas me thikën e bukës e ka vrarë.
Njëri nga djemtë e ka ndjerë dhe është zgjuar duke bërtitur kur ka parë të ëmën e gjakosur dhe pa jetë. Pas kësaj janë zgjuar dhe fqinjët të cilët janë tmerruar nga kufoma e Fiqeretës dhe me tentativat e të shoqit që me të njëjtën thikë, tentonte të vriste dhe veten. Fqinjët tregojnë ngjarjen. Grindjet për borxhet, por dhe për njërën nga vajzat që nuk dihej se çfarë bënte në Itali e kanë sjellë deri këtu çiftin Osmani. Kufoma është dërguar për ekspertizë në morg, ndërsa Rruzhdiut i është dhënë ndihma e parë në Spitalin Ushtarak.
Pas kësaj policia është largur nga shtëpia ku kanë mbetur vetëm tre fëmijët, Njëra nga komshiet ka pastruar dhomën e larë në gjak, ndërsa tre djemtë presin dajat nga Cërriku për të marrë kufomën e motrës dhe për t'u kujdesur për tre jetimët./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/