Si të kujdesemi për lulet në stinën e verës

RrezeDielliOfficial 2020-08-01

Views 1

Vera është stina ku lulëzojnë lulet, por nga ana tjetër në këtë stinë ato kanë nevojë për më shumë kujdes se zakonisht, pasi për shkak të temperaturave të larta, mund të dëmtohen. Në një intervistë në Rreze Dielli, ekspertja Elvira Preçe, tregoi se si mund t;I mbrojmë lulet qe mos të vyshken në këtë stinë.
?? Gjëja e parë që ne pyesim kur vijnë klientët në dyqan I themi për ku e do lulen, për çfarë pozicioni do ta vendosësh, ka dritë në pozicionin që do e vendosësh, gjithmonë flasim për ambientin brenda. Lulet klasifiokhen në dy grupe të mëdha në fillim , lulet e ambientit të brëndshëm dhe lulet e ambientit të jashtëm. Brenda këtyre kemi edhe nëngrupe të tjera, tek lulet e ambientit të brendshëm kemi lulet që duan dritë, dhe lulet që nuk e kanë problem aq shumë problem për dritën??? shprehet ajo.
A duhet t?i mbulojmë lulet me plasmas gjatë ditës, për t?I mbrojtur nga dëmtimi?
Gjatë ditës duhet hequr, sepse temperaturat gjatë ditës ngrohen nuk janë njëlloj me temperaturat që janë gjatë natës, janë më të ulëta. Ndërsa tregon edhe disa nga lulet të cilat e durojnë diellin e fortë, të cilat janë: Dipladenia, lulet e Sarandës, e cila është një lule e cila sa më shumë diell të ketë, aq më shumë çel dhe rri nga pranvera deri në fund të nëntorit, nësa Dielli është I mjaftueshëm?. pastaj janë edhe serfinjat, petunjat që janë lule të sezonit të tanishëm, që e duan diellin dhe që e durojnë, nuk prishen vetëm se lulet që janë në diell duan përditë të ujiten. Ndërsa lulet e tjera, nuk duan kaq shpejt, sepse në vend që shumica e amvisave, mendojnë se duke I ujitur sa më shumë e ushqejnë lulen, dhe e bëjnë që të gjallërohet, që të rritet. Ndërsa thekson se jo të gjitha lulet kanë kërkesa të njëjta, secila lule ka kërkesa të ndryshme.
Por në vazo, mund të rriten edhe erëzat që përdorim për gatim, të cilat janë të bukura por edhe mund të përdoren në gatim.
?? Bimet si borziloku duan shumë ujë, dhe njëherë në ditë do ujë, asgjë tjetër?? shprehet ajo.
Gjithashtu tregon një kuriozitet shumë interesant, sipas të cilës ?? Lulet duan dashuri??.
?? Këtë nuk po e them unë nga mendja ime, janë gjëra që janë marrë shkencërisht nga shkencëtarë të ndryshëm që merren me studimin e luleve, edhe thonë që lulet duan dashuri, duan tu flasësh???
Gjithashtu tregon edhe mënyrën e veçantë të ujitjes së Orkidesë, e cila duhet vendosur në një kovë me ujë, aq sat ë mbulohet vazoja, e Orkidesë, dhe do ta lëmë aty për një çerek ore, sa të regjet.

Share This Video


Download

  
Report form