#tvora #rtvoranews
Presidenti Hashim Thaçi u paraqit për të dytën ditë rresht në prokurorinë speciale në Hagë sot për tu pyetur nga prokurori special për aktakuzat e ngritura ndaj ti.
Pas seancës së djeshme 7 orëshe ku u shpreh se u bënë vetëm shkëmbime teknikalitetesh mes avokatit dhe prokurorit, Thaçi u fut sot rreth orës 13:00 por pas përfundimit ai nuk është prononcuar për mediat.
Në një intervistë për RTV Ora, avokati Tom Gashi u shpreh se Presidenti Thaçi është me një ?këmbë? jashtë skenës politike pavarësisht se ai nuk do që të lëshojë postin e tij.
Tom Gashi: Politisht Hashim Thaçi është thuajse jashtë skenës politike. Në të mirë të shtetit të Kosovës duhej që ai të jepte dorëheqje. Llogaritjet politike janë për ata që e mbështesin si dhe për vetë Thaçin derisa të gjendet personi adekuat dhe i përshtatshëm për ta. Në asnjë variant të mundshëm Thaçi nuk do ta dorëzojë postin e tij edhe pse është i ftuar si i dyshimtë për krime shumë të rënda. Askush nga ne nuk do që ato akuza të vërtetohen. Haptazi Hashim Thaçi po jep sinjale që nuk do që ta dorëzojë postin e tij sepse në bazë të Kushtetutës së Kosovës, në momentin që ai jep dorëheqje, do ta ushtrojë funksionin e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani si kryetare e Parlamentit të Kosovës.
Ndërkohë që PDK është shprehur se ende nuk ka një ftesë ndaj Kadri Veseli për tu intervistuar, Gashi u shpreh se ai ka qenë më parë në Hagë.
Gashi: Kadri Veseli ka qenë më herët i intervistuar teksa mbetet e paqartë sepse Hashim Thaçi ka mohuar që të jetë intervistuar atje. Intervistimi i tij është bërë pa marrë parasysh që shumica prej ish komandantëve të UÇK-së janë mbrojtur me termin juridik ?në heshtje?. Ata kanë shfrytëzuar të drejtën ligjore për të mos folur respektivisht e tu përgjigjen pyetjeve të prokurorit special në Hagë. Mendoj që është një taktikë e mirë juridike por tashmë gjithçka po bie në ujë pasi këta kanë qenë zyrtarë të shtetit të Kosovës në vitin 2015 dhe është bërë një presion i paparë deputetëve të Kosovës për ta votuar këtë gjykatë me pretendimin se do ta pastrojë luftën e UÇK-së. Mendoj që ka qenë gabim pasi Kosova nuk duhej ta kishte votuar kurrë këtë gjykatë.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/thaci-ne-hage-gashi-tashme-eshte-thuajse-jashte-skenes-politike/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv