Ndryshimet Kushtetuese, Presidenca: Distancohuni nga aventurierët. Rama: Marrëveshja do zbatohet

Ora News Lajme 2020-08-01

Views 0

#tvora #rtvoranews

Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar se do t?i konsiderojë antikushtetuese ndryshimet e kërkuara për sistemin. Zëdhënësi Tedi Blushi ka kujtuar edhe një herë se në kuvend janë vetëm 82 deputetë legjitim. Por në replikë me kreun e shtetit dhe opozitën, kryeministri Rama paralajmëron se akuzat rrezikojnë miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit, ndërsa thekson se parlamenti është sovran.

Vendimi i Këshillit të Legjislaturës për ndryshimin e kushtetutës ka vënë në lëvizje dhe presidencën. Përmes një postimi në Facebook zëdhënësi i kreut të shtetit ka theksuar se vetëm 82 deputetë në kuvend janë legjitim, ndërsa bëri thirrje për të hequr dorë nga lëvizja që e quajti haxhi qamiliste.

Kuvendi ka formalisht vetëm 122 deputetë nga 140 deputetë që është detyrimi kushtetues. Procesi i zëvendësimit ka qenë haptas antikushtetues dhe antiligjor. Ndaj është koha t?i jepet fund çdo marrëzie, fundi i së cilës dihet qartë. E ardhmja europiane e Shqipërisë është alternativa e vetme e të gjithë qytetarëve të këtij vendi. Të gjithë të distancohen nga aventurierët dhe Haxhi Qamilët!

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi I kryeministrit Rama në Twitter. Për opozitën jashtë parlamentare ai ka theksuar se marrëveshja e 5 qershorit do të zbatohet por kujtoi se kjo s?do të thotë që sharjet e provokimet nuk e rrezikojnë, ndërsa presidentit I kujton se kuvendi është sovran për qëndrimin.

?Dhe hapja e listave për t?i dhënë mundësi edhe qytetarëve e jo vetëm kryetarëve të zgjedhin deputetë, si dhe garantimi i përfaqësimit të grave në kushtet kur listat hapen, i bëjnë mirë vendit? As Jashtëparlamentarja, as Presidencialja s?duhet tê merakosen për fatin e koalicioneve parazgjedhore, sepse askush nuk do t?i ndalojë të vazhdojnë ta ndajnë ombrellën e opozitës së bashkuar edhe në zgjedhje!?

Në datën 23 korrik në seancë do të votohet drafti i nënshkruar në Këshillin Politik, teksa në datën 30 pritet të kalojë në votim dhe propozimi për ndryshimin e kushtetutës.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/nryshimet-kushtetuese-blushi-kuvendi-ka-82-deputete-legjitime-ti-jepet-fund-cdo-marrezie/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Share This Video


Download

  
Report form