#tvora #rtvoranews
Komisioni i Sigurisë Kombëtare rrëzoi dekretin e Presidentit i cili ktheu për shqyrtim ndryshimet në ligjin për vettingun në polici. Për ministrin e brendshëm sandër Lleshaj mos dekretimi është vendimi nxituar dhe fantazi e tepruar e Presidentit. Këtyre deklaratave i është përgjigjur zëdhënësi i presidentit, duke i kujtuar ministrit si policia përdorej nga PS në fushatën e 2017.
Komisioni i Sigurisë Kombëtare rrëzoi dekretin e Presidentit Ilir Meta, që ktheu për rishqyrtim ndryshimet në ligjin për Vetingun në Polici, e argumentin se favorizonte drejtuesit dhe ishte i varur nga politika.
Mos dekretimin e ndryshimeve ligjore, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj e konsideroi vendimin si goditje ndaj ligjit dhe nxitim nga ana e Presidentit dhe fantazi e tepruar e tij.
?Nëse ne nuk zgjerojmë hapësirën kohore të komisionit të jashtëm, procesi do të ndërpritet në një fazë shumë kritike. Çfarë është më shqetësuesja është se Presidenti ka goditur thelbin e ligjit?.
Duke u ndalur te argumenti i Presidentit që e konsideron zgjatjen pa afat të komisionit të vlerësimit si presion, Lleshaj shprehet se është një instrument presioni pozitiv.
?Ai e konsideron vettingun si një instrument presioni, si forcë ndëshkuese. Nëse do ta konsiderojmë presion, është pozitiv për të gjithë?.
Deklaratave të ministrit i është përgjigjur zëdhënësi i Presidentit Tedi Blushi, i cili publikoi një thirrje të kryeministrit Rama gjatë fushatës së vitit 2017 që i bënte thirrje policëve për të mbledhur vota për PS-në.
Vettingu në radhët e policisë është pezulluar prej disa kohësh, ndërsa ecuria e tij ka qenë e ngadaltë, duke vlerësuar vetëm 20 drejtues policie nga rreth 300 që duhet të filtroheshin deri në muajin qershor.
Një ditë më parë, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim në një raport të tij konstatonte se vettingu në radhët e policisë është një proces i ngadaltë dhe jo efikas.
Në raport thuhet se nuk ka patur mbështetje institucionale, interesi ka qenë shumë i ulët nga publiku, duke luhatur kështu dhe besimin për pavarësinë e procesit.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/blushi-i-terheq-vemendjen-lleshaj-policia-smund-te-mbahet-peng-i-vetting-ut-selektiv-per-ti-bere-fushaten-partise/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv