Hemodializa dhe veshtiresite qe kalojne te semuret me veshka (29 Korrik 2000)

RTV KLAN 2020-08-01

Views 14

Lajme Arkiva 2000
Ky është reparti i hemodializës në Qendrës Spitalore Nënë Tereza në Tiranë në gjuhë të thjeshtë këtu është veshka artificiale. Qindra të sëmurëve në Shqipëri veshka nuk arrin t'u pastrojë gjakun. Atëherë ata përdorin këtë aparat që gjatë 4 orëve filtron gjithçka. Në rast të kundërt vdekja afrohet brenda pak ditësh. Aparati quhet dializë dhe gjithsej janë 11 të tillë dhe të gjithë ndodhen këtu. Nga e gjithë Shqipëria përditë mbërrijnë pacientë.
Këta vijnë për dializë tre herë në javë. Ata që kanë mundësi e bëjnë në Greqi dhe Maqedoni e cila e ofron me çmim më të lirë këtë shërbim. 11 aparatet e Tiranës janë shumë pak për të zgjidhur problemet e të gjithëve. Shpëtimi në raste të tilla është transplantimi i veshkës nga një person tek një tjetër.
Vetëm operacioni kushton 5-6 milion lekë të vjetra. Edhe kur brenda familjes janë gjendur dhurues veshkash, ka dhjetëra procedura burokratike për këtë operacion. Këta pacientë që luftojnë me vdekjen në çdo orë, kërkojnë të paktën një lehtësi për të lëvizur jashtë shtetit, të tjerat i zgjidhin vetë./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form