Numri i makinave të pasiguruara në qarkullim ka arritur në 136 mijë mjete, shifër e cila përbën 22% të totalit të këtij tregu. Për drejtorin ekzekutiv të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shkaku kryesor për këtë numër të lartë është mbyllja e ekonomisë gjatë periudhës së pandemisë.
Gjatë raportimit vjetor në Komisionin e Ekonomisë, Ervin Mete tha se ka kërkuar një plan të përbashkët veprimi me policinë, pasi numri i lartë i mjeteve pa polica sigurimi rrezikon rritjen e çmimeve për mbajtësit e rregullt të siguracioneve.
Një tjetër shqetësim në tregun e sigurimeve është edhe nevoja për rritjen e sigurimit të banesave. Aktualisht vetëm 2.5% e shtëpive janë të siguruara, ndërsa tërmeti nxori në pah se shumica e pronave të siguruara ishin për efekt të marrjes së kredisë.
Fatura që kompanitë e sigurimeve duhet të paguajnë për dy tërmetet, atë të Shtatorit dhe 26 Nëntorit është 41 milionë dollarë, pjesa më e madhe e këtij fondi do të jepet nga kompanitë ndërkombëtare të risigurimit. Deri tani janë trajtuar 93% e kërkesave për dëmshpërblim për tërmetin e Nëntorit dhe janë dhënë 60% e pagesave.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/