Top News - Pampuri te spitali Covid 4/ I kycur, faturën e paguajnë pacientët

Top Channel Albania 2020-08-01

Views 0

Ish- deputetja e PD, Oriola Pampuri ka denoncuar se spitali i cili një muaj më parë u inagurua nga Rama dhe Manastirliu si spitali COVID-4 është i kyçur dhe jashtë funksionit.
Ne nje dalje publike nga ky spital, Pampuri deklaroi se spitali COVID- 4 është mashtrimi i radhës i Ramës, qeveria e të cilit s?ka asnjë plan dhe tashmë është dorëzuar para situatës jashtë kontrollit të COVID_19.

Ndodhem sot tek godina që kryeministri në ikje dhe Ministrja e Shëndetësisë e inauguruan me bujë si spitalin Covid 4. Një muaj më parë, propaganda e qeverisë në ikje ua shiti shqiptarëve këtë godinë si një strukturë spitalore që do të ndihmojë spitalin infektiv për të përballuar një fluks të mundshëm pas rihapjes. Fluksi ka ndodhur në përmasa të frikshme dhe jashtë kontrollit, por kjo godinë spitalore nuk është gati për të kryer funksionin e saj mbështetës, siç premtoi kryeministri dhe Ministrja e Shëndetësisë. Asgjë nga ato që u shfaqën në ERTV në 2 qershor, nuk është në funksion. Gjithçka është një mashtrim. Dëgjojeni vetë kryeministrin në ikje që gënjente pa turp në 2 Qershor.
Mund të ndodhë që numrat jo vetëm të rriten, por të na shoqërohen me atë që nuk e patëm herë e parë, larg qoftë. Dhe ky spital është përgjigja e duhur?.

Sipas Pampurit, është e pafalshme që qeveria është mbajtëse statistikash dhe nuk ka plan teksa paralajmëron se mashtrimin e Ramës me COVID-4 do e vuajnë pacientët që kanë nevojë për trajtim tek Shefqet Ndroqi i cili do të rikthehet në një spital COVID-2 si gjatë muajve prill- maj kur priste vetëm pacientë me COVID-19.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OriolaPampuri#EdiRama#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS