Top News - Hapen listat zgjedhore/ ‘Ligjet’ miratojnë ndryshimet

Top Channel Albania 2020-08-01

Views 0

Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve kanë miratuar ndryshimet që do të bëhen në Kushtetutë që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të shkohet me lista të hapura dhe pa koalicione parazgjedhore. Drafti me propozimet e opozitës parlamentare u miratua unanimisht nga deputetët e shumicës socialiste dhe nga ata të opozitës parlamentare.
Listat e kandidatëve për deputetëve do të hapen në jo më pak se 2/3-tat. Kjo do të thotë se për 2/3 e listës që do të bëjnë partitë për zgjedhjet do të jenë votuesit që do ta përcaktojnë se kush do të futet në parlament, ndërsa 1/3 do të jetë elementi që do jetë në dorën e vetë subjekteve politike për përfaqësimin gjinor.

Me hapjen e listave rrjedhimisht ndalohen edhe koalicionet parazgjedhore.
Pragu zgjedhor nuk është përcaktuar në kushtetute se sa do të jetë, pasi detajet do të përcaktohen në kodin zgjedhor. Aktualisht pragu është 5% por opozita ka kërkuar uljen në 2% në rang kombëtar si dhe moskushtëzimin e zgjedhjes së deputetëve që arrijnë pragun në qarqe me arritjen e pragut kombëtar.
Ndryshimet kushtetuese do të kalojnë në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë ku duhen minimalisht duhen 94 vota.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#KomisioniiLigjeve#KëshilliiLegjislacionit#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form