#tvora #rtvoranews
5 persona u arrestuan në Durrës dhe 8 të tjerë u shpallën në kërkim pasi kishin ngritur një skemë të dërgimit drejt vendeve të BE të shtetasve që u ishte refuzuar hyrja.
Kundrejt një pagese që varionte nga 1000 deri në 2500 euro, grupi ofronte ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve.
Burimet thonë se ata siguronin dokumente të falsifikuara ose u krijonin martesa fiktive në vendet e Bashkimit Europian, cka u hapte dyert të përjashtuarve nga Unioni.
Burimet thanë se përfitues të kësaj veprimtarie kriminale janë persona të ndaluar në vendet e BE për shkelje të ndryshme, sipas rregullave të unionit për lëvizjen e lirë.
Pesë personat e arrestuar janë Mirdash Xhani, Iljaz Berisha, Igli Gripshi, Elton Baroka dhe Arben Ndreka.
Gjatë aksionit u sekuestruan 3 automjete që përdoreshin për transportin e personave, 4 pasaporta biometrike dhe një sasi e konsiderueshme në euro dhe lekë.
Disa nga personat në kërkim, dyshohet se janë jashtë vendit, ndaj policia thotë se po punon me agjensitë partnere për arrestimin dhe ekstradimin e tyre.
Policia e Durrësit thotë se operacioni i koduar Danubi, ishte rezultat i një hetimi disa mujor.
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/shkaterrohet-rrjeti-merrnin-1000-2500-euro-per-kalim-te-paligjshem-kufiri-drejt-vendeve-te-be/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv