Ministria e Ekonomise hap tenderin per operatorin e 2 celular ne Shqiperi - (28 Korrik 2000)

RTV KLAN 2020-08-01

Views 1

Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Së shpejti Shqipëria do të ketë edhe një kompani tjetër celularësh. Pas shitjes së suksesshme të AMC-së, Ministria e Ekonomisë Publike dhe Privatizimit, ka gati dokumentet për fillimin e tenderit për operatorin e dytë celularë. Është përcaktuar që brenda Gushtit të përfundojnë këto procedura dhe deri në fund të vitit 2000 të shpallet fituesi i tenderit.
Sipas drejtorit të përgjithshëm të Post Telekomunikacioneve, Pirro Xhixho, kjo do të sanksionojë përfundimisht liberalizimin e tregut celular, i cili do të ketë një impakt të rëndësishëm në tregun e kësaj telefonie.

Pirro Xhixho:- ?Përsa i përket ofertave, padyshim tani ka filluar të ketë disa interesa, pas mbylljes së garës të parë. Disa nga pjesëmarrësit në garë të cilët panë tregun, e vlerësuan atë, e ndjejnë të arsyeshme të marrin pjesë në garën e dytë dhe kjo është firma Turksel, e cila është një firmë turke me një reputacion shumë të mirë në tregun celular. Gjithashtu ka një ofertë për të marrë pjesë edhe nga firma Siemens. Këto janë dy kërkesa zyrtare, të prezantuara pranë Ministrisë së Ekonomisë?.

Brenda një kohe të shkurtër tregu i telefonave celularë, bëhet me dy operatorë, gjë që do të thotë më shumë telefona dhe ulje të tarifave./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form