Lajme Arkiva 2000
Pas kaq kohësh, ja një punë me tre turne në Shqipëri. Janë shqiptarë dhe gjermanë që po restaurojnë ministritë në shëtitoren "Dëshmorët e Kombit". Projekti "Kthim në identitet" synon të kthejë ndërtesat në gjendjen e 6 dekadave më parë. Në fillim u mendua të përdoreshin lëndë kimike, por fasada nuk është në gjendje të rezistojë. Specialistët gjermanë u befasuan kur panë se suvaja ishte e degraduar. Mjaftoi pak ujë me presion që copa llaçi të binin në tokë.
Gjithashtu gjermanët u befasuan edhe nga uji. Ata u shtangën kur panë se në ministri rubinetat ishin ndryshkur. Kështu blenë këto fuçi gjigande për të pasur ujë gjithë kohës. Pjesa më e zhurmshme e punëve bëhen natën kur zyrat janë bosh, ndërsa ditën më tepër larje dhe suvatime.
Brenda pak ditësh u suvatua kati i tretë i Ministrisë së Privatizimit, ndërsa kokat e ushtarëve antikë po vishen me bojë të artë. Edukata gjermane e punës duket dhe në pastrimin e mjesidit. Çdo turn heq të gjitha mbeturinat duke ia lënë të pastër vendin turnit tjetër. Kjo të lë të shpresosh dhe tek përpikmëria gjermane. Brenda shtatorit ata kanë premtuar se do të përfundojnë të dyja ministritë dhe do të vazhdojnë më tej projektin./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/