Wake Up/ Urdhri i Psikologut: Është koha për riformatim të shërbimit psikologjik në shkolla

Top Channel Albania 2020-08-01

Views 0

Një lajm i mirë vjen për psikologët shkollorë, por jo vetëm për ata por edhe për prindërit. Që në pikënisje të Urdhrit të Psikologut vazhdimisht ai ka ngritur si shqetësim numrin e vogël të psikologëve të cilët punojnë në shkolla dhe janë përgjegjës në disa raste edhe për 12 shkolla.
Si pasojë edhe e problematikës së ngritur të abuzimeve seksuale, Urdhri ka ndërmarrë një tjetër fushatë sensibilizimi në institucionet përkatëse, për shtim të numrit të psikologëve. Pas kërkesave të vazhdueshme dhe ngritjes së shqetësimit thuajse në çdo dalje dhe prononcim publik, Urdhri i Psikologut shprehet se jemi tashmë në një situatë, e cila pritet të ndryshojë plotësisht dhënien e shërbimit psikologjik në shkolla, si dhe rendimentin në punë të psikologëve.
Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit Sportit dhe Rinisë, Agjencinë e Sigurisë së Cilësisë së Arsimit Parauniversitar si dhe Fakultetin e Shkencave Sociale, Tiranë, është ngritur grupi i punës dhe po punohet për hartimin e fondit të pyetjeve për psikologët, që do të punësohen në shërbimin psiko-social në muajt në vijim. Valbona Treska, presidente e Urdhrit të Psikologut shpjegoi procesin e kësaj riformatimi i shërbimit psikologjik në shkolla që ajo e konsideron shumë të rëndësishëm për sistemin tonë arsimor.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS