Uniko - Ekskluzive - Talo Çela, rrefehet nga arratia i shumekerkuari nga policia

RTV KLAN 2020-08-01

Views 7

Talo Çela, që prej vitit 2019 rezulton të jetë personi më i kërkuar në Shqipëri. 49 vjeç me origjinë nga Elbasani, Çela u shpall në kërkim pas grabitjes së 9 Prillit 2019 brenda aeroportit të Rinasit ku një grup i armatosur i drejtuar nga Admir Murataj dhe Klement Çala grabitën 6.2 milionë Euro, para të bankave të nivelit të dytë që do të transferoheshin me avion jashtë vendit. Çela akuzohet se ka qenë një prej autorëve të përfshirë në këtë grabitje.

Që prej asaj kohe, 49-vjeçari i është shmangur dorëzimit në polici, ndërsa gjatë kësaj kohe në dy ngjarje të ndryshme në Durrës mbetën të vrarë 4 persona.

Më konkretisht, më 2 Mars 2020 vriten pranë një servisi Anxhelo Avdia 24 vjeç dhe 35-vjeçari Dorian Shkoza. Në ngjarjen tjetër, atë të 27 Prillit pranë tregut të makinave në Durrës, vriten në pritë vëllezërit Viktor dhe Besmir Haxhia.

Për këtë ngjarje më 1 Maj policia njoftoi se kishte arrestuar Altin Ndocin dhe Klevis Allën si autorë të dyshuar të ngjarjes. Alla, në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, ndihmoi policinë në gjetjen e armëve dhe makinës së përdorur në krim.

Por më datën 7 Korrik njoftoi se kishte vënë një shpërblim financiar për këdo që jepte informacion për vendndodhjen e Talo Çelës, pasi ky shtetas përveç grabitjes së Rinasit, dyshohet dhe si autori i vrasjes së dy vëllezërve Haxhia në Durrës. Policia kërkoi ndihmën e qytetarëve që të telefononin në numrin 112 ose tek numri i shefit të sektorit të krimeve të rënda në Policinë e Shtetit.

Sipas informacionit të publikuar në media, nga dëshmitari i drejtësisë dhe të dhëna të tjera implikonin Talo Çelën si pjesëmarrës në vrasjen e vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia. Në rrugë operative policore, Talo Çela dyshohet dhe në vrasjet e ndodhura gjatë Dhjetorit 2018 dhe vitit 2019 në Elbasan, vrasje me pagesë për llogari të një grupi kriminal. Megjithë këto informacione operative dhe me këto akuza, Talo Çela është për momentin njeriu më i kërkuar në Shqipëri.

Nga arratia, Talo Çela rrëfen për emisionin ?Uniko? të vërtetat e tij për gjithë këto ngjarje dhe implikimin e tij. Por sa të vërteta janë akuzat që rëndojnë mbi të? Cilat janë provat që disa grupe hetimore të Elbasanit, Durrësit dhe Drejtorisë qëndrore të Policisë në Tiranë kanë për krimet që Talo Çela dyshohet se ka kryer? Përse 49-vjeçari po i fshihet drejtësisë? Çfarë e lidh atë me dy grabitjet e Rinasit, atë të vitit 2016 dhe atë të vitit 2019? Çfarë e lidh atë me vrasjen e dy vëllezërve Haxhia pasditen e 27 Prillit në Durrës? A ka marrë pjesë ai drejtpërdrejt në këto vrasje? Po vrasja e dyfishtë e 2 Marsit të 2020 e Anxhelo Avdiës dhe Dorian Shkozës sërish në Durrës? Cila është lidhja e Talo Çelës në këto vrasje? A kanë ndodhur këto vrasje për paratë e grabitura në Rinas? Gjithashtu, Talo Çela rrëfehet dhe për rolin e tij në ngjarjet e ndodhura në aksin Peqin - Elbasan nga Dhjetori 2018 deri në Dhjetor të vitit 2019, ku janë të paktën 5 viktima. Ku fshihet? Kush po e ndihmon? Përse nuk dorëzohet në polici?

Ndiqni ...

Share This Video


Download

  
Report form