#tvora #rtvoranews
Diskutimet e ndryshimeve kushtetuese nen për nen kanë shkakktuar debate dhe pakënaqësi mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës paralmentare. Pakica tërhiqet nga pragu prej 5% dhe realtori kërkoi një prag prej 2%. Ky propozim ka hasur në kundërshtinë e socialistëve të cilët kanë kërkuar shtyerjen e komisionit në orën 18: 00 të ditës së sotme.
Pasi e kanë rilexuar edhe njëherë propozimin e tyre, të shkuruar nxitimthi në një periudhë tensioni, deputetët e pakicës në parlament janë tërhequr nga pragu prej 5%. Relatori i këtij grupi deputetësh, Korab Lita, bëri një propozim surprizë në mbledhjen e komisionit të ligjeve dhe këshillit të legjislacionit ku po diskutohej projektligji nen për nen.
Propozimi për një prag 2% nuk është i pranueshëm nga mazhoranca me argumentin se mund ta çojë vendin drejt një qeverie të brishtë.
Disa nga socialistët të përgatitur për miratimin e një pragu më të lartë seç ai është në kodin aktual prej 3% nuk fshehen as tensionet gjatë mbledhjes.
Mes deputetëve të pakicës parlamentare po rimendohet edhe për çështjen e koalicioneve parazgjedhore, por kjo mbetet për t?u parë deri pasditen e sotme, ku komisioni do të rinisë punën në orën 18:00.
Lita: Pragu 5% dhe ndalimi i koalicioneve ngushtojnë hendekun. Pragu 2% e plotëson më së miri nevojën e shfaqur. Propozoj që në pikën 2 të nenit të parë, të bëhet jo më pak se 5% të votave të vlefshme por 2% të votave të vlefshme.
Murrizi: Edhe unë mbështes propozimin e relatorit në emër të opozitës. Që paragrafi 2 i nenit, të ndryshojë pragu. Në propozimin fillestar ka qenë 5%. Por në ndonjë mbledhje tjetër të merret parasysh që të ndryshohet nga 5% në 2%.
Hajdari: Propozimi i pragut zgjedhor 5% nuk ka ardhur nga grupi demokrat, ka ardhur nga deputetë të tjerë. Ulja e pragut do ishte më e drejtë dhe do të krijonte konkurrueshmëri.
Përmeti: Nuk është më e rëndësishme pragu dhe përqindja se sa ndarja e mandateve. Duhet të bëhet shumë mirë lidhja dhe të përcaktohet. Nëse unë arrij të fitoj 15% të pragut në Fier dhe nuk arrij pragun kombëtar 4% atëhere çfarë rëndësie ka, bëje atëhere 15%, 30% çfarë vlere ka.Ne kemi bërë një nismë për pragun kombëtar. Nuk mund ta ndash pragun kombëtar nga ndarja e mandateve. Propozimi im është shumë i qartë.
Bushka: Në lidhje me propozimin për amendim të nenit 1, edhe duke ju referuar edhe eskpertëve dhe diskutantëve. Pragu 5% konsiderohet frenues. Por 2% është një çështje që ka nevojë për diskutim të përbashkët të relatorëve. Duhet analizë, pse arrihet në këtë nivel dhe jo në një tjetër. Mua më duket nivel i ulët lidhur me propozimin që kemi marrë në fillim për pragun elektoral 5%.
Hyseni: Që mos bëhet pjesë e pazareve, kemi 4 ekspertë këtu dhe t?ua lëmë në dorë atyre. Të lëmë një seancë tjetër, dhe mos ndalemi në këto debate pasi jemi 20 veta dhe mund të kemi 20 mendime të ndryshme për përqindjet. Prandaj të kemi më vonë një draft të dakordësuar dhe le të shpresojmë.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/opozita-t...