http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gara për zgjedhjen e rektorit të universitetit të Tiranës është futur në një spirale konflikti.Edhe pse tre persona kanë shpallur kandidaturën, ende nuk ka një komision zgjedhjesh dhe debati për mbajtjen e tyre vazhdon. Mes kandidaturave është Mimoza Hafizi, e cila konkurron përballë Kozeta Sevranit dhe Artan Hoxhës.MIMOZA HAFIZIFIZIKANTE?Dëshira për të kontribuar për universitetin tim, i cili mendoj që është në një periudhë të vështirë aktualisht për arsye përplasjesh, që vazhdojnë prej shumë kohësh dhe që kanë bllokuar funksionimin e universitetit tonë që është institucioni qendror i arsimit të lartë në Shqipëri. Ka qënë e padurueshme për personelin akademik kjo situatë edhe kjo shtysë e imja ishte në këtë vazhdë, pra dëshira për të ndryshuar Universitetin e Tiranës për të krijuar një mirëkuptim, një bashkëpunim midis gjithë faktorëve brenda këtij universiteti, për mirëqenien e përbashkët dhe për të realizuar atë program dhe atë mision që ka Universitetin i Tiranës.?Në qendër të platformës së saj, Mimoza Hafizi ka menaxhimin e mirë, kërkimin shkencor dhe rritjen e cilësisë në arsimin e lartë.?Sigurisht në radhë të parë është cilësia e lartë e diplomimit, e cila realizohet përmes kushteve më të mira të punës, përmes lirisë dhe frymëzimit të personelit akademik, përmes mundësive për kërkime shkencore, i cili është shumë i dëshiruar, por i ka kushtet mjaft minimale aktualisht brenda UT.Unë besoj që ajo që i shqetëson studentët më tepër, integrimi në tregun e punës. Ne përgjithësisht kemi programe shumë të mira studimi, por institucioni jonë duhet të marrë edhe këtë rol, pra të jetë një urë bashkëpunimi midis studentëve dhe tregut të punës.?Hafizi thotë se në këtë garë, pikëpamjet e kandidatëve janë pak a shumë të njëjta, por ndryshimin e bën integriteti i kandidatëve.E ndërsa procesi i zgjedhjeve është në një fazë kaotike, Hafizi e konsideron datën 30 korrik si të papërshtatshme, pasi një pjesë e pedagogëve dhe studentëve janë jashtë auditoreve.