Vaksinimi kunder rubeoles dhe fruthit (25 korrik 2000)

RTV KLAN 2020-08-01

Views 1

Lajme Arkiva 2000
Në 1 nëntor në të gjithë vendin fillon vaksinimi kundër fruthit dhe rubeolës. Me këtë fushatë, Ministria e Shëndetësisë dhe UNICEF, kërkojnë të çrrënjosin këto sëmundje nga vendi ynë. Qëllimi i OBSH-së është që deri në vitin 2007, fruthi të zhduket nga e gjithë Europa. Vaksinimi do të shtrihet në të gjitha zonat. Ajo do të përfshijë fëmijët nga 1-15 vjeç. 1200 vetë të vaksinuar madje që në vitin 1986, do të përfshihen dhe në këtë fushatë.
Mjeku epidemiolog Ibrahim Luloçi, shpjegon:
"Në nëntor është koha më e përshtatshme sepse dhe në verë ka probleme të ruajtjes së vaksinës. Gjithashtu fillojnë dhe shkollat sepse do të vaksinojmë nxënësit e shkollave."
Gjithashtu mësohet se Shqipëria renditet në vendet më me pak raste me fruth , por nga fushatat e mëparshme kanë mbetur zona të pavaksinuara ku mund të shfaqen ende sëmundje./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form